Uji Dea

Tahiri i AAK-së: Qeveri e stërmbushur me të emëruar politikë, ministri fiktive dhe pa program

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Shefi i Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri kritikoi sot Qeverinë Kurti, duke thënë se është stërmbushur me të emëruar politikë, ministri fiktive dhe pa program.

Tahiri theksoi se në vend të një qeverie funksionale dhe të orientuar drejt rezultateve, po shohim një sistem të ndërtuar për rehati politike, pa vizion të qartë dhe pa program konkret.

Lexoni të plotë postimin e tij në Facebook:

Uji Dea

Sot, prezantova analizën e Kabinetit me 21 anëtarë dhe 453 staf politik, një strukturë që në vend të efikasitetit reflekton një zgjerim të tepruar të emërimeve politike. Rregullorja e re synonte rregull dhe qartësi, por në praktikë kemi mbi 200 këshilltarë politikë dhe dhjetëra këshilltarë të jashtëm, ndërsa administrata profesionale mbetet në rol dytësor.

Kryeministri me buxhet të shtetit/pare të popullit, me deri në 24 këshilltarë, zëvendëskryeministrat deri në 11 secili, ministrat deri në 7, dhe së paku 2 zëvendësministra për çdo ministri pa ndarje të qartë përgjegjësish – një model që prodhon më shumë poste sesa rezultate.

Në krahasim me rajonin dhe vendet e Bashkimit Evropian, kjo strukturë është dukshëm më e madhe dhe më e kushtueshme, me rreth 26 staf për ministër, shumë mbi mesataren evropiane. Në vend të një qeverie funksionale dhe të orientuar drejt rezultateve, po shohim një sistem të ndërtuar për rehati politike, pa vizion të qartë dhe pa program konkret. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.