Eko Higjiena

Dominojnë dhuna në familje, vjedhjet e rënda dhe uzurpimi i paligjshëm i pronës

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër katër (4) personave, për këto vepra penale: Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Dhunë në familje”, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje e rëndë” dhe Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme”.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar.
Departamenti për të mitur, ka ndaluar një (1) person të mitur, në kohëzgjatje prej 24 orësh, me dyshimin se në Gjilan, ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, duke e goditur me thikë një person në këmbë, i cili është detyruar të kërkojë ndihmë mjekësore.
Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, me dyshimin se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Hidromorava

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masa tjera):
Gjatë 24 orëve të fundit, janë paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj dy (2) personave të dyshuar.
Departamenti për të Mitur, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi të mitur, me dyshimin e veprës penale “Lëndim i lehtë trupor”.
Ndërsa, Departamenti Përgjithshëm, ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi, me dyshimin e veprës penale “Sulm ndaj personit zyrtar”.

Aktakuzat:
Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër katër (4) personave, për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Dhunë në familje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje e rëndë” dhe
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme”./rajonipress/