Hidromorava

Haradinaj: Ne flasim me Amerikën si familje, por familjes duhet t’i tregosh se ku po të dhemb

/ 2 minuta lexim
HW

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka komentuar deklaratën e mbrëmshme të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli lidhur me taksën e vënë ndaj Serbisë duke thënë se qëndrimet e ndryshme të udhëheqësve lidhur me taksën po e dobësojnë vendin.

Lidhur me marrëdhëniet me kryeparlamentarin Veseli dhe qëndrueshmërinë e koalicionit qeverisës, shefi i Qeverisë tha se qasje e Veselit është e gabuar dhe se nuk është me rëndësi jetëgjatësia e koalicionit, por e rëndësishme sipas tij është mbrojtja e interesit nacional.

Hidromorava

“Nuk e kam takuar qe një kohë, takohemi kohë pas kohe por mendoj se e ka qasjen e gabuar edhe Thaçi dhe këta që e kanë dobësuar Kosovën sa që Serbia sot me qit kushte për me ardh në tavolinë dhe këta njerëz që e kanë udhëhequr vendin, nuk pranoj me qit kushte Serbia për dialogu. Nuk e jap tregun, ne flasim me Amerikën si me familje, por familjes duhet t’i tregosh se ku po të dhemb”, tha Haradinaj.

Këto deklarata kryeministri i ka bërë pas takimit që pati me Azgan Haklaj, presidentin e Unionit Artistik të Kombit Shqiptar të cilin e ka nderuar me dekoratën ‘Gjergj Kastrioti –Skënderbeu’./indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.