UBT

S’ka viza, s’ka as lobim në BE

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Njohësit e proceseve integruese po i kritikojnë drejtuesit e institucioneve të Kosovës se nuk po lobojnë sa duhet për liberalizim të vizave me Bashkimin Evropian, sidomos tek ato shtete që kanë rezerva në këtë drejtim, shkruan sot Gazeta ‘Zëri”.

Kryeministri Ramush Haradinaj ka deklaruar se Kosova nuk e ka larg vendimin për liberalizim të vizave me Bashkimin Evropian (BE), ndonëse shumë shtete anëtare nuk janë deklaruar pro kërkesës së vendit për lëvizje në Zonën Schengen.

Franca, Holanda, Finlanda,…, ende kanë dilema nëse do ta votojnë pro liberalizimit të vizave për Kosovën në Këshillin e Ministrave të BE-së, përderisa Bullgaria, Sllovakia e Lituania kanë konfirmuar për “Zërin” se do ta përkrahin vendin në këtë proces.

Hidromorava

Megjithatë, derisa shumë shtete me ndikim në BE kanë pikëpyetje për çështjen e vizave për Kosovën, zyrtarët shtetërorë në Prishtinë nuk po lobojnë sa duhet tek ato për t’i bindur shtetet skeptike.

Njohësit e proceseve integruese thonë për “Zërin” se liberalizimin e vizave me BE-në janë duke e penguar disa faktorë, duke përfshirë këtu mungesën e rezultateve në kuadër të luftës kundër korrupsionit, krimit të organizuar etj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.