Behrami refuzon Kosovën
Valon Behrami ka konfirmuar se nuk do të jetë pjesë e përfaqësueses së Kosovës.
Albert Bunjaki, selektori i Kosovës, nuk do të mund të llogarit në shërbimet e Valon Behramit pas pranimit të Federatës së Futbollit të Kosovës në FIFA e UEFA.
Anëtari i Watfordit, i cili aktualisht e përfaqëson Zvicrën, ka konfirmuar se nuk do të jetë pjesë e përfaqësueses së Kosovës
“Në rastin tim, jam 1000 për qind i sigurt se nuk do të luaj për Kosovën, sepse jam 30 vjeç. Më pëlqen të luaj për Zvicrën. Sidoqoftë, gjërat do të mbeten kështu. Unë jam rritur këtu (në Zvicër) dhe gjithmonë kam dashur të luaj për ekipin kombëtar”, ka deklaruar ai për portalin zviceran, 20min.ch
“Ne nga viti 2004 marrim pjesë në një eveniment të rëndësishëm si Evropiani apo Botërori (përpos vitit 2012). Nga kjo, Kosova është ende shumë larg”, ka theksuar ish anëtari i Lazios, Fiorentinës dhe Napolit


