Broja drejt Serie A, Burnley e jep dritën jeshile të largimit
Lazio mund ta gjejë përforcimin e ri për repartin ofanziv pikërisht nga Anglia.
Emri i Armando Brojës është rikthyer në qendër të vëmendjes së klubit bardhekaltër.
Sulmuesi shqiptar, 24 vjeç, i cili u afirmua me Chelsean në Premierligë, sezonin e kaluar ra nga elita angleze me Burnleyn.
Sipas raportimeve të fundit nga Anglia, kanë mbërritur sinjale inkurajuese për Lazion, përcjell “Gazeta Express”.
Burnley është i gatshëm ta lejojë largimin e sulmuesit shqiptar, të lindur në vitin 2001 dhe është i hapur për një formulë huazimi, pa e kërkuar përfshirjen e një detyrimi për blerje përfundimtare.
Klubi anglez do të pranonte që marrëveshja ta përfshinte vetëm të drejtën e blerjes, duke e bërë operacionin më të favorshëm për Lazion. /Gazeta Express


