Uji Dea

Vendimi gjysmak i Veselit

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Vendimin e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veselit për t’i shkarkuar nga pozita zyrtare personat me aktakuza e kanë respektuar vetëm ish-ministri i Inovacionit Besim Beqaj, ish-zëvendësministri i Mbrojtjes Agim Çeku dhe disa anëtarë të Këshillit Drejtues të këtij subjekti. Por të njëjtin nuk e kanë përfillur edhe disa figura me ndikim në PDK, si Sami Lushtaku e Sokol Bashota, ndaj të cilëve ka aktakuza të ngritura, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Njohës të çështjeve politike dhe juridike në vend konsiderojnë se për qëllime të fushatës politike me vendimin e tij Veseli i “ka sakrifikuar” disa persona më të dëgjueshëm të partisë, përderisa të njëjtën nuk ka arritur ta bëjë me persona të tjerë më të fuqishëm në PDK.

Në lidhje me këtë çështje gazeta “Zëri” ka provuar gjatë tërë javës të marrë qëndrimet e Besim Beqajt dhe të Agim Cekut, por kontakti me ta ka qenë i pamundur.

United Hospital

Se pse nuk po zbatohet ky vendim nga të gjithë zyrtarët e PDK-së nuk kanë dashur të komentojnë as deputetë të kësaj partie. Ata theksojnë se është çështje e kryetarit që të vlerësojë zbatueshmërinë e vendimeve të tij. “Nuk kam çfarë të them për atë çështje, është çështje e kryetarit, këto janë qëndrime dhe vendime të tij. Kjo është ajo që mund të them”, ka thënë deputeti Elmi Reçica.

Përndryshe, prejse Kadri Veseli e ka marrë vendimin e tij Qemail Mustafa, anëtar i Këshillit Drejtues dhe kryetar i Degës së PDK-së në Gjilan, ka dhënë dorëheqje nga të dyja këto pozita. Mustafa mendon se njëjtë duhet të veprojnë edhe zyrtarët tjerë të partisë.

“Zyrtarët e PDK-së i kanë qëndrimet e tyre personale, ashtu siç ka qenë edhe vendimi im personal për t’i lënë detyrat. Por kryetari i partisë është institucion, është i zgjedhur prej konventës së partisë dhe fuqia e tij është jashtëzakonisht e madhe, po aq sa edhe e Këshillit Drejtues, prandaj do të duhej të merrej parasysh vendimi i kryetarit”, ka thënë ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.