HW

Në pritje të Speciales

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Sokol Dobruna, ish-kreu i Gjykatës së UÇK-së, Sabajdin Cena, ish-epror i UÇK-së, Flamur Hoti, ish-pjesëtar i UÇK-së, të cilët janë intervistuar nga Prokuroria Speciale me seli në Hagë, janë në pritje të ftesës së radhës, ashtu siç u ishte thënë pas intervistimit të parë, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Ish-kreu i Gjykatës Ushtarake të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Sokol Dobruna, që nga dhjetori i vitit që lamë pas nuk është intervistuar më nga Prokuroria Speciale me seli në Hagë, ndonëse i kishin thënë se do ta kontaktojnë përsëri.

“Nuk kam pasur kurrfarë kontakti me Zyrën e Prokurorit të Specializuar, pavarësisht se më është thënë se pas intervistimit do të thërrasim më vonë, mirëpo nuk është përcaktuar koha”, ka theksuar ai për “Zërin”.

Fundamenti

Për më tepër Dobruna ende nuk e di saktësisht nëse është i dyshuar ose dëshmitar i kësaj Gjykate, ndonëse për dy ditë radhazi ishte intervistuar në Prishtinë.

“Nuk e pranoj Gjykatën e Hagës, mirëpo duke respektuar vullnetin e Parlamentit të Kosovës unë i jam përgjigjur asaj. Kur kam nënshkruar aty është shkruar se jam ‘Dëshmitar i dyshuar’ e ky term për mua është i pakapshëm, sepse ose jam i dyshuar, ose dëshmitar”, ka shtuar ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.