ARKATANA

Haradinaj: Sovranitetin dhe integritetin e Kosovës, do ta mbrojmë me çdo çmim

/ 1 minutë lexim
HW

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka thënë se do ta mbrojnë me çdo çmim sovranitetin dhe integritetin e Kosovës.

Këto komente kryeministri i bëri përmes një postimi në llogarinë e tij në Facrebook.

“Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës. Jemi bashkë dhe jemi të fortë! Askush nuk do të na ndajë. Sovranitetin, integritetin dhe paprekshmërinë e Kosovës, do ta mbrojmë me çdo çmim”, shkroi Haradinaj.

Fundamenti

Kjo deklaratë e Haradinajt vjen vetëm një ditë pasi kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, foli për planin për ndryshim të kufijve të Kosovës, duke thënë se mbrapa këtyre qëllimeve qëndrojnë interesat e Rusisë dhe të Turqisë.

Zaev po mendonte se ishte duke biseduar me ish-presidentin ukrainas, Petro Poroshenko, por në të vërtetë ata ishin dy komedianë rusë.

Në telefonatën që është publikuar në faqen e dy komikëve në YouTube, Zaev deklaroi se plani i ndarjes së Kosovës nënkupton që vendi ynë t’ia japë Serbisë 10 komuna. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.