Vokrri njofton KE’në se kur pritet të pranohet Kosova në UEFA dhe FIFA
Fadil Vokrri ka treguar për lobimin që ka bërë në Zvicër për pranimin e Kosovës në UEFA dhe FIFA.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së mbajti mbledhjen e vet të radhës nën drejtimin e Fadil Vokrri,t kryetar, ku debatoi për shumë çështje të futbollit të Kosovës.
Kryetari Vokrri i njoftoi anëtarët e KE-së për takimet e tij në UEFA dhe FIFA gjatë qëndrimit në Zvicër me qëllim të lobimit për pranimin e FFK-së në UEFA.
“Pas shumë takimeve që pata ato rezultuan me suksese dhe lajmi më i mirë për ne ishte ai i ditës së premte, ku KE i UEFA-s vendosi ta rendisë në agjendën e vet çështjen e pranimit të FFK-së në UEFA në Kongresin e 3 majit që do të mbahet në Budapest”, tha Vokrri.
“Çështjen e Kosovës e dërgoi edhe më larg duke i kërkuar FIFA-s që ta pranojë FFK-në pas pranimit të saj në UEFA në Kongresin e saj në Meksikë. Por kjo nuk na jep të drejt që të ndalemi por duhet të vazhdojmë të takojmë përfaqësues të federatave të futbollit deri në pranimin e plotë të FFK-së”.
Kujtojmë se në rast të pranimit të Kosovës në UEFA dhe FIFA, atëherë automatikisht Kosova do të merrte pjesë ne kualifikimet për Kupën e Botës Russia 2018. /Express


