HW

Jurgen Uldedaj kampion bote në versionin IBO, e rrahë keq Rolly Lambertin

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Boksieri Jurgen Uldedaj e ka arritur atë që s’e kishte bërë askush, bëhet kampion bote pasi rrahu Rolly Lambertin për ta fituar titullin IBO në peshën “Cruiserweight”.

Që nga fillimi, Uldedaj mori kontrollin e ringut, duke e mbajtur gjithmonë iniciativën dhe duke goditur më saktë e më me vendosmëri.

Ai kërkonte të shtynte ritmin e ndeshjes dhe të detyronte Lambert të reagonte, por kundërshtari i tij u tregua pasiv dhe i mbyllur gjatë gjithë duelit.

Pavarësisht disa tentativave sporadike të Lambert në raundet e mesme, ndeshja nuk ndryshoi drejtim.

ARKATANA

Uldedaj vazhdoi ta menaxhonte me qetësi, duke ruajtur presionin dhe duke grumbulluar pikë me goditje të sakta në trup dhe në fytyrë.

Publiku në “O2 Arena”, i cili përfshinte shumë tifozë shqiptarë, e mbështeti vazhdimisht Uldedajn, ndërsa pakënaqësia ndaj mungesës së intensitetit nga Lambert u ndje qartë në sallë.

Në fund, Uldedaj e mbylli ndeshjen në kontroll të plotë, duke e dominuar teknikisht dhe fizikisht kundërshtarin, shkruan Telegrafi.

Edhe pse dueli nuk ofroi emocione të mëdha, performanca e qëndrueshme i mjaftoi Uldedajt për të siguruar një fitore të pastër dhe për t’u shpallur kampion bote në versionin IBO për peshën “Cruiserweight”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.