HW

Përurohet ndërtesa e re e Ambasadës së SHBA’së, Kosnett thotë se do të jenë me Kosovën në secilin rrugëtim

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Është përuruar ndërtesa e re e Ambasadës së ShBA-së në Kosovë ku u organizua edhe pritje për nder të 4 Korrikut – Ditës së Pavarësisë së ShBA-së.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip S. Kosnett edhe në këtë ditë tha se Amerika çdo herë do të u dal përkrah kosovarëve kudo që janë për të ndërtuar një jetë më të mirë dhe të qetë për gjithë qytetarët.

“Kjo ambasadë është dëshmi fizike e partneritetit të fortë në mes Amerikës dhe Kosovës dhe do të vazhdojmë të sjellim rrugëtimin për paqe, prosperitet të gjithë njerëzve të Kosovës. Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jenë me juve kudo që te jeni”, tha ai.

Kosnett ka falënderuar të gjithë të pranishmit të cilët u bashkuan për të festuar këtë ditë e cila u vulos edhe me hapjen e Ambasadës të re.

”Është më shumë sesa vetëm një objekt i ndërtuar. Ne do të kemi hapësirë për të krijuar aktivitete të reja për të gjithë dhe të mirëseardhur janë nga të gjithë komunitetet”, tha Kosnett.

Kongresmeni amerikan, Eliot Engel i cili po merr pjesë në përurimin e objektit të ri të Ambasadës ka thënë se qytetarët e Kosovës kanë punuar fortë të kenë një shtet të tillë dhe se e meritojnë respektin e ShBA-së.

HW

“Ne jemi duke hapur ambasadën tonë të re dhe ëndrrat po bëhen realitet dhe njerëzit tanë dhe të Kosovës po e bëjnë më të mirën, është mirë të jemi këtu dhe të kemi shoqëri me Kosovën, njerëzit e Kosovës kanë punuar shumë dhe e meritojnë vendin tonë dhe respektin”, tha Engel.

“Tashmë e kemi ambasadën e re për njerëzit që duan të udhëtojnë jashtë nuk kanë nevojë të shkojnë në vendet tjera për të marrë një vizë, ëndrra po bëhet realitet me punë të madhe dhe faleminderit që keni qenë me ne dhe njerëzit e Amerikës dhe kjo ambasadë do qëndroj gjithnjë me Kosovën sepse Kosova është ajo çfarë jemi ne si ShBA”, shtoi ai.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, tha se ndjehet mirë që sot po merr pjesë në përurimin e një ndërtese të tillë dhe se leja për ndërtimin e këtij objekti ka qenë ndër vendimet e tija më të mira.

“Kjo ndërtesë e tregon partneritetin tonë Kosovë-ShBA, do shpenzoj pak ujë dhe energji sepse ndërtimi është në atë mënyrë që do ta ricikloj”, tha ai.

“Kjo është një nder ndërtesat që kam qenë më i lumtur për të dhënë lejen për ndërtim dhe ju na dhatë këtë ndërtesë të bukur”, tha Ahmeti./express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.