Pemët me më së shumti dhe më së paku sheqer
Ato nuk kanë sheqer artificial të shtuar, por, megjithatë, ju duhet të keni një ide të qartë të sasisë së sheqerit që e merrni kur i konsumoni këto pemë. Ja disa nga pemët me sasinë më të madhe dhe më të vogël të sheqerit brenda tyre.
SHUMË SHEQER: FIQTË
Fiqtë duken luksozë për një arsye: një filxhan me fiq ka brenda vetes 27 gramë sheqer, ose thuajse barabartë me një copë çokollatë. Ndryshe nga ëmbëlsirat, fiqtë vijnë edhe me një dozë të madhe të fibrave dhe kaliumit.
PAK SHEQER: BORONICAT E KUQE
Këto boronica duhet të konsumohen gjatë tërë vitit. Një filxhan me boronica të tilla ka vetëm katër gramë sheqer.
SHUMË SHEQER: MANGO
Mango është një pemë esenciale verore dhe çdo filxhan me frutë të tillë përmban 23 gram sheqer. Duke siguruar rreth një të tretën e sasisë ditore të preferuar me vitaminë A, megjithëse ndihmon edhe në shëndetin e syve.
Lexoni edhe:
Mbipesha tejkalon duhanpirjen si shkaktare e disa llojeve të kancerit
PAK SHEQER: MJEDRAT
Një përbërës i zakonshëm i pijeve me pemë, mjedrat shtojnë vetëm pesë gram sheqer në një filxhan. Ato kanë shumë më shumë fibra se boronicat dhe frutat e tjerë të ngjashëm, prandaj do t’ju ndihmojnë të ndiheni më mirë.
SHUMË SHEQER: QERSHITË
Një filxhan me qershi të ëmbla ka 18 gramë sheqer. Megjithatë, fatmirësisht, ato ndihmojnë në përmirësimin e gjumit.
PAK SHEQER: MANAFERRAT
Me vetëm shtatë gram sheqer për filxhan, nuk ka nevojë të brengosemi për konsumim të tepërt të tyre. Veç kësaj ato janë të pasura me vitaminë C.
SHUMË SHEQER: RRUSHI
Edhe rrushi i kuq edhe i gjelbër përmban 15 gramë sheqer për filxhan. Lloji i kuq është i pasur edhe me antioksidantë, ndërsa të dyja llojet kanë shumë fibra.
PAK SHEQER: DREDHËZAT
Një filxhan me dredhëza përmban shtatë gramë me sheqer bashkë edhe me 85 miligram të vitaminës C, që është pak mbi vlerën e rekomanduar të konsumimit ditor prej 75 miligramëve.


