United Hospital

Disa nga ushqimet që mund t’iu mbrojnë nga gripi

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Larja e shpeshtë e duarve, gjumi i mirë dhe vaksinimi janë disa nga “armët” kryesore për të parandaluar viruse të tilla si gripi.

Dieta luan gjithashtu një rol të rëndësishëm, pasi lëndët ushqyese që merrni nga ushqimi aktivizojnë sistemin imunitar në mënyrë që të mund të mbrohet nga pushtuesit patogjenë.

Për parandalim më efektiv të gripit, nga njëra anë duhet të kufizoni konsumin e produkteve të pashëndetshme të përpunuara, siç janë ëmbëlsirat dhe vaktet e gatshme, dhe nga ana tjetër, të përfshini disa ushqime në dietën tuaj.

Kërpudhat:

Mobi Casa

Kanë veprim antiviral dhe forcojnë mbrojtjen e trupit kundër gripit. Kjo është kryesisht për shkak të një lloji të karbohidrateve që ato ofrojnë, glukaneve.

Hudhra: Është vërtetuar që hudhra zvogëlon intensitetin e gripit dhe simptomat e ftohjes sepse rrit aktivitetin e qelizave vrasëse të sistemit imunitar.

Kivi: Është i pasur me vitaminë C, e cila dihet se stimulon sistemin imunitar dhe në të njëjtën kohë përshpejton shërimin nga viruset.

Kos me probiotikë: Probiotikët nuk janë të dobishëm vetëm për traktin gastrointestinal. Ato janë gjithashtu thelbësore për funksionimin e duhur të sistemit imunitar, pasi ndihmojnë në lirimin e qelizave që shkatërrojnë mikrobet.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.