PSD: Nuk i kemi votat për ta rrëzuar qeverinë
Deputeti i PSD-së, Dukagjin Gorani, ka pohuar se opozita aktualisht nuk i ka votat e mjaftueshme për ta rrëzuar qeverinë, raporton zeri.info.
Në një konferencë për media Gorani tha se opozita i ka vetëm 58 vota, por megjithatë ky numër votash sipas tij duhet të jetë kërcënim për qeverinë.
“Për aq sa e dini nuk ekzistojnë 61 numra, 58 ekzistojnë. Ofrimi i nënshkrimeve tona është kërcënim i madh për qeverinë, meqë është numër kërcënues për estabilishmentin qeveritar”, deklaroi ai.
Gorani më tej foli edhe për RTK-në, me ç’rast bashkë me deputeten Shqipe Pantina, kërkoi pavarësim të transmetuesit publik.
Gjersa foli rreth kësaj, Pantina tha se RTK në vazhdimësi është kontrolluar nga partitë në pushtet.
“Në kuvend ka kaluar projektligji për meidumin publik, RTK-në. Si i vetmi medium publik për një dekadë RTK është kontrolluar tërësisht nga pushteti dhe ka shërbyer për propagamdë për partitë në pushtet. PSD mendon që RTK duhet të jetë publik dhe i pavarur. Projektligji që është votuar në lexim të parë nuk e garanton këtë”, theksoi Pantina./Zeri


