Haradinaj opozitës: Kur t’i bëni 61 vota na shpëtoni, shkojmë në zgjedhje
Opozita ka paralajmëruar mund ta çojë në Kuvend një mocion mosbesimi kundër qeverisë së Ramush Haradinajt. Ky i fundit deklarohet se nuk e ka problem nëse e rrezon opozita.
Pas mbledhjes së Qeverisë, Haradinaj ka deklaruar se nuk e ka problem rrëzimin nga pushteti, transmeton Gazeta Express.
“Kur t’i kanë 61 vota na shpëtoni shkojmë në zgjedhje. Se kemi telashe hiç, nuk e mendoj këtë pjesë. Për sa të jem kryeministër do ta mbroj vendin”, ka thënë ai në një konferencë për media.
“Unë me mandat duhet t’i mbroj interesat e Kosovës në shumë drejtimi. Nuk e konsideroj mandat timin ta mbrojë qeverinë”, ka shtuar ai.


