UBT

Elisa Spiropali viziton Thaçin në Hagë: Urojmë drejtësi historike, jo padrejtësi

/ 3 minuta lexim
HW

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, gjatë vizitës së saj zyrtare në Hagë, ka takuar ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, që ndodhet në paraburgim të Gjykatës Speciale.

Në një reagim pas takimit, Spiropali tha se i ka përcjellë përshëndetjet e saja, të qeverisë shqiptare dhe, siç theksoi, të gjithë popullit shqiptar edhe për tre ish-udhëheqësit e tjerë të UÇK-së, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin. Ajo theksoi se Thaçi ishte në gjendje të mirë dhe se ndiqte zhvillimet në Shqipëri dhe Kosovë.

“Në paraburgimin e Gjykatës Speciale këtu në Hagë, takova presidentin Thaçi dhe përmes tij i dërgova të falat e mia, por edhe të qeverisë shqiptare dhe, besoj, të gjithë popullit shqiptar dhe tre luftëtarëve të tjerë Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Më vjen mirë që e gjeta presidentin Thaçin në gjendje të mirë, e ndiqte zhvillimet në Shqipëri edhe në Kosovë,” deklaroi Spiropali.

Mobi Casa

Ajo shprehu mbështetjen e Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë për një proces të rregullt dhe të drejtë, që sipas saj duhet të sjellë “drejtësi historike dhe jo padrejtësi historike”. Spiropali u shpreh e shqetësuar që vendimi i institucioneve të Kosovës lidhur me dhomat e specializuara dhe Gjykatën Speciale të mos kthehet në kundërshtim me procesin ligjor dhe të drejtat e njeriut.

“Ne urojmë që besimi që Shqipëria, Kosova dhe shqiptarët në tërësi kanë ndaj drejtësisë ndërkombëtare të jetë i përligjur deri në fund. Është me rëndësi të madhe të theksohet që populli i Kosovës, djemtë dhe vajzat e Kosovës, u ngritën në luftë për të mbrojtur shtëpitë, njerëzit dhe jetën e tyre. Në atë vend, e kurrsesi për të agresuar apo për të sulmuar një popullatë apo një vend tjetër,” theksoi ministrja.

Spiropali vuri në dukje se lufta e popullit të Kosovës për liri nuk mund të njolloset dhe se duhet bërë ndarje e qartë midis kontekstit historik të luftës për mbrojtje dhe barrës ligjore që mund të lindë nga akuzat individuale. “Këto dy procese duhet të ndahen shumë qartë në mënyrë që e vërteta historike, drejtësia dhe sakrificat e një populli të tërë të mos shkelën deri në fund. Jam e bindur që, edhe pas një procesi të rregullt ligjor, do të mund të shohim më në fund drejtësi për luftëtarët, por edhe drejtësi për Kosovën dhe të vërtetën e saj,” përfundoi Elisa Spiropali.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.