Fundamenti

Opozita e gatshme që nesër të dorëzojë mocionin për rrëzimin e Qeverisë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit ka dështuar pas bojkotimit të saj nga LDK dhe VV. Madje opozita është e gatshme që qysh nesër ta dorëzoj mocionin për rrëzimin e Qeverisë.

Shefi i Grupit Parlamentar i LDK-së, Avdullah Hoti tha se nuk mund të ftohet seanca me koalicion të pakicës.

“Nuk mund të ftohen seancat e Kuvendit ndërkohë që të gjitha pikat nga shtatori i vitit të kaluar janë në një seancë maratonike. Nuk ka kuptim që të thirren seanca të tilla. Ne shprehim qëndrimin që jemi të gatshëm të ulemi për ta si të nxjerrim vendin nga kjo krizë. Dhe ajo është që të ulemi dhe të caktojmë datën e zgjedhjeve”, tha Hoti.

Ndërsa deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu tha se opozita e lëshoi mbledhjen e kryesisë së Kuvendit për shkak të arrogancave të përfaqësuesit të pakicës ose PAN.

HW

“Zgjidhja e vetme janë zgjedhjet. Opozita nuk pranon që të vazhdojë kinse nuk ka ndodhur asgjë edhe për kundër skandaleve edhe përkundër vendimeve politike. Qysh nesër të dorëzohet mocioni për rrëzimin e qeverisë pavarësisht a i kemi 61 nënshkrime apo jo. Zgjedhjet janë e vetmja mundësi për të dalë nga kriza”, tha Haxhiu.

Shqipe Pantina nga PSD ka thënë se ka thënë se do t’i kenë 12 vota të PSD-së kurdo që dorëzohet mocioni.

“PSD Ka dorëzuar mocionin për rrëzimin e Qeverisë, por ne mendojmë se derisa t’i sigurojmë të gjitha vota për rrëzimin e Qeverisë, ta mbikëqyrim Qeverinë”, ka thënë Pantina. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.