Tahiri kërkon hetim urgjent për pretendimet ndaj profilit “Lule Gjeli”
Deputeti i zgjedhur i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar që organet kompetente të zbatimit të ligjit dhe institucionet e sigurisë të trajtojnë me seriozitet dhe urgjencë çdo pretendim që lidhet me skemë kriminale përfshirë profilin “Lule Gjeli”.
Tahiri përmes një postimimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, Tahiri ka shkruar se institucionet duhet të hetojnë çdo individ, grup apo entitet për të cilin ekzistojnë dyshime për përfshirje në skema kriminale, duke përfshirë edhe pretendime për intimidim, shantazh, gjuhë urrejtjeje apo dëmtim të reputacionit.
Postimi i tij i plotë:
Është detyrë e organeve të zbatimit të ligjit dhe të sigurisë ta zbulojnë dhe të ndajnë drejtësi, për secilin individ, grupacion apo entitet që është në skemë kriminale, përfshirë çiftat me alias “Lule Gjeli”.
Këta tipa përdorin praktika të intimidimit, urrejtjes, shantazhit dhe dëmtimit të reputacionit.
Trajtimi institucional duhet të ndodh me urgjencë dhe seriozitet maksimal.


