Mobi Casa

Edhe në Viti shënohet Dita ndërkombëtare e të sëmurëve me sindromin Dawn

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Viti – Me rastin e Ditës ndërkombëtar të të sëmurave më sindromin Dawn, Drejtoria e Shëndetësisë së bashku me Qendrën Kryesore e Mjekësisë Familjare në Viti dhe në koordinim me Drejtorin e Arsimit, kanë shënuar këtë ditë me një vizitë që i kanë bërë fëmijëve me këtë sindrom e të cilët ndjekin mësimet në shkollën fillore “Bafti Haxhiu”.

Drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Viti Basri Aliu, pasi ka folur për shënimin e kësaj dite, ka falënderuar gjithë ata që po përkujdesen në mbarëvajtjen e mësimit të kësaj paralele, e në veçanti ka përgëzuar për punën dhe përkushtimin e mësuesit Besnik Zuka për edukimin e këtyre nxënësve.

ARKATANA

Po gjatë kësaj vizite, është ofruar edhe asistencë mjekësore nga mjekët e QKMF-së, ndërkohë që u janë shpërndarë dhurata simbolike për nderë të kësaj dite.

Drejtori i kësaj shkolle Mustafë Aliu, ka theksuar se kjo klasë e nxënësve me sindromin Dawn, funksionon që nga viti 2002 në Viti. Si e tillë ajo ka ndikuar shumë pozitivisht në emancipimin e këtyre fëmijëve në jetën shoqërore”, ka thënë Aliu./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.