Eko Higjiena

Gashi kërkon mbledhjen e Kuvendit të LDK-së: Partia ka nevojë për reflektim dhe votëbesim

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, ka bërë thirrje për mbledhjen e Kuvendit të partisë dhe ngritjen e çështjes së votëbesimit, duke e cilësuar këtë si një ushtrim të demokracisë së brendshme dhe të përgjegjësisë politike.

Përmes një reagimi publik, Gashi ka theksuar se LDK-ja është më shumë sesa një subjekt politik, duke e përshkruar atë si “një ideal, një histori dhe një përgjegjësi ndaj Kosovës”.

Sipas tij, rezultatet e tri proceseve të fundit zgjedhore kanë dërguar një mesazh të qartë se partia ka nevojë për reflektim, vendimmarrje dhe një vizion të ri për t’u rikthyer si forcë udhëheqëse në vend.

“Kërkesa për mbledhjen e Kuvendit të LDK-së dhe ngritjen e çështjes së votëbesimit është ushtrim i demokracisë së brendshme dhe i përgjegjësisë politike”, ka deklaruar Gashi.

FIDANISHTJA

Ai ka nënvizuar se iniciativa nuk është e drejtuar kundër një individi, por synon vendosjen e standardeve më të larta politike, forcimin e llogaridhënies dhe konsolidimin e partisë.

“Kjo nuk është betejë kundër një individi, por kërkesë për një standard më të lartë politik, për llogaridhënie dhe për një LDK më të fortë”, është shprehur ai.

Në fund, Gashi ka theksuar se Kuvendi i LDK-së është institucioni ku duhet të përcaktohet drejtimi i ardhshëm i partisë, duke bërë thirrje për vendimmarrje “me guxim, përgjegjësi dhe vizion”, me synimin për një LDK “që bashkon, udhëheq dhe fiton përsëri”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.