Fundamenti

Haradinaj takohet me kryediplomatën norvegjeze, Norvegjia e gatshme ta mbështes Kosovën në procesin e integrimeve

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim ministren e Punëve të Jashtme të Norvegjisë, Ine Eriksen, me të cilën ka biseduar rreth aktualitet politik në Kosovë dhe rajon.

Kryeministri Haradinaj e ka njoftuar ministren Eriksen për progresin e Kosovës, prioritetet e Qeverisë në zhvillimin ekonomik, hapjen e vendeve të reja të punës, avancimin në Agjendën e Reformave Evropiane dhe në sundimin e rendit.

Haradinaj ka falënderuar Norvegjinë për mbështetjen e vazhdueshme të Kosovës në proceset e shtetndërtimit, duke thënë se Qeveria është e përkushtuar për fuqizimin e marrëdhënieve bilaterale, bashkëpunimin në fushën e sigurisë, ekonomisë, edukimit dhe fusha të tjera të interesit të përbashkët.

ARKATANA

“Norvegjia ka ndihmuar në avancimin dhe zhvillimin demokratik të shumë proceseve në Kosovë dhe për këtë u jemi mirënjohës”, tha kryeministri Haradinaj, duke kërkuar mbështetjen e mëtejme të Norvegjisë në procesin e konsolidimit të subjektivitetit ndërkombëtarë të vendit.

Kryeministri Haradinaj, po ashtu theksoi se Kosova është e përkushtuar për një dialog të kornizuar dhe përmbajtësor me Serbinë që çon në një marrëveshje finale, ligjërisht të obligueshme, në kufijtë ekzistues dhe me njohje reciproke mes dyja vendeve.

Ndërkaq, ministrja e Punëve të Jashtme të Norvegjisë, shprehu gatishmërinë e Norvegjisë për mbështetjen e Kosovës në procesin e integrimeve euroatlantike dhe proceset tjera. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.