United Hospital

Zgjidhje për presidentin apo zgjedheje të reja, Isa Mustafa: Vështirë të thuhet, opozita e pozita s’janë transparente

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Ish-kreu i LDK’së dhe ish-kryeministri, Isa Mustafa , i pyetur se a mund të kemi zgjidhje për çështjen e Presidentit apo vendi po shkon sërish drejt zgjedhjeve të reja ai tha se është e vështirë të jepet përgjigje pasi procesi nuk është transparent.

Sipas Mustafës si opozita ashtu dhe opozita nuk janë të qartë me opinionin publik për negociatat e zhvilluara.

“Është vështirë të ipet përgjigje, sepse procesi nuk është transparent, qoftë nga pozita apo opozita” ka thënë Mustafa për Blic.

Fundamenti

Negociatat për presidentin e ri pritet të vazhdojnë javën e ardhshme. Kurti deri tani e ka takuar Lumir Abdixhikun, megjithatë s’kanë ndarë detaje nga negociatat. Abdixhiku sot ka folur për këtë temë, duke ripërsëritur se janë kundër që VV t’i marrë tri pozitat, derisa ka mohuar se mund të kandidojë vetë për president.

Derisa nga PDK i kanë kërkuar Albin Kurti ftesë zyrtare për takim.

Afati i fundit për zgjedhjen e presidentit është data 27 prill. Nëse dështon Kuvendi të zgjedh shefin e ri të shtetit, vendi shkon automatikisht në zgjedhje të reja.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.