HW

“Kurti po e përdor buxhetin për të blerë vota”, thotë Hoxhaj

/ 1 minutë lexim
HW

Kandidati për deputet nga PDK-ja, Enver Hoxhaj, ka kritikuar ashpër qeverisjen e Albin Kurtit, duke thënë se Kosova nuk po funksionon më si demokraci.

Hoxhaj u shpreh se vendi, sipas tij, ndodhet në një “autokraci elektorale”.

“Në këto dy vitet e fundit, nuk jemi më demokraci, jemi në autokraci elektorale, aty ku nuk ka Parlament, nuk ka demokraci. Nuk ka mbikëqyrje të qeverisë, nuk ka llogaridhënie, nuk ka mbikëqyrje të institucioneve të tjera”, deklaroi Hoxhaj në Klan Kosova.

ARKATANA

Ai shtoi se Kurti, sipas tij, ka dobësuar rolin e opozitës dhe funksionimin institucional në vend.

“Kurti moti ka bërë puç politik në këtë vend. E ka shuar idenë që opozita të shihet legjitime, e ka shuar mundësinë që ne të shkojmë dhe të kërkojmë llogari”, u shpreh ai.Hoxhaj po ashtu e akuzoi qeverinë për përdorim të buxhetit me qëllime elektorale.

“E përdor buxhetin për të blerë votë me pako fiskale, me pako të inflacionit, për të sjellë militantët e tij nga diaspora për të votuar në Kosovë”, tha ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.