Fundamenti

Majlinda: Për t’u bërë legjendë duhet t’i mposhtësh legjendat, për Kosovën e jap 200 përqindëshin

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Majlinda Kelmendi thotë se gjithmonë është e gatshme ta japë 200 përqindëshin nga vetja për Kosovën dhe është se etur të fitojë medalje vazhdimisht, pavarësisht e ka fituar shumë në karrierën e vet të bujshme.

Majlinda e fitoi medaljen e artë në Lojërat Evropiane Minks 2019 të shtunën, të parën në histori të Kosovës, duke e shtuar një tjetër të artë në koleksionin e saj madhështor, që ruan medalje ta arta olimpike, botërore dhe evropiane, shkruan Gazeta Express.

E pyetur se si ndihen kundërshtarët e saj kur ndeshen me kampionen olimpike, Kelmendi tha se votimi duhet të jetë gjithmonë i shtuar.

“Natyrisht motivi është i madh. Ama unë harroj që jam kampione e botës dhe e olimpike. Dua të mendoj vetëm për medalje të reja”, tha Kelmendi për televizionin publik.

Fundamenti

Ajo është mirënjohëse për përkrahjen që e mori në finale për medalje të artë ndaj ruses Natalia Kuziutina, e cila e kishte përkrahjen e shtetit fqinj, Bjellorusisë, aty ku po mbahen lojërat.

“Po, keni mundur ta vëreni në finale çfarë atmosfere ishte, i gjithë publiku ka qenë me Kuziutinen. Mirëpo, as unë nuk kam qenë vetë, kam pasur përkrahës në sallë. Nëse ata thoshim Rusia, tonët thoshin Bravo Majlinda. Lufta ka qenë shumë e fortë. Unë e jap 200 për qindëshin”, shtoi ajo.

E pyetur çfarë e mban të motivuar, 28-vjeçrja tha: “Kurrë nuk jam e kënaqur, dua gjithmonë të fitoj dhe të lajm në krye, kjo është arsyeja pse punoj kaq fort.”

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.