United Hospital

Valon Behrami refuzon shumë para nga Katari, afër rikthimit në Zvicër

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Valon Behrami do të largohet nga Udinese gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Në fakt ylli nga Kosova e ka opsionin për rinovim të kontratës por ende nuk ka vendosur për një gjë të tillë.

Mesfushori kosovar duket se do të transferohet tek skuadra zvicerane Sion, pasi këtë e ka konfirmuar presidenti i ekipit zviceran Christian Constantin.

“Behrami është një futbollist i madh, një luftëtar. Kemi kohë që po bisedojmë dhe po presim me padurim të na bashkohet”.

Uji Dea

“Ai ka pasur edhe një ofertë të lartë nga Katari, por nuk do të shkoj atje pasi dëshiron të qëndrojë afër familjes”.

“Valoni do të nënshkruaj me Udinesen edhe për një vit ose do të transferohet te Sioni”, tha Constatntin.

Për Behramin do të ishte rikthim në futbollin zviceran pas 16 viteve, pasi në vitin 2003 u largua nga Lugano. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.