Rashica kërkohet në Itali e Angli
Talenti kuqezi Milot Rashica vijon të jetë në fokus të disa prej skuadrave më të mira të Serisë A dhe Premier Ligës angleze.
Mediat italiane shkruajnë se mesfushori i Vitesses ka mbështetjen e trajnerit të Kombëtares, i cili po lobon për t’i gjetur një skuadër të denjë. “Në Holandë e kanë kuptuar të gjithë klasin e tij, sidomos Ajaks e PSV në mënyrë të veçantë.
Në Itali, Napoli po e vëzhgon, ashtu si klube të ndryshme në Premier Ligë si Southampton, Everton, Tottenham etj”,-shkruan portali i njohur sportiv “calciomercato”. 17-vjeçari është thirrur së fundmi nga trajneri De Biazi në miqësorën që Shqipëria do të zhvillojë ndaj Luksemburgut. Rashica ka shënuar 7 gola në 25 ndeshje, duke dhënë edhe 5 asist.
(Kosova Sot)


