Hidromorava

BILD: Ramaj e ka refuzuar Kosovën

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Sipas gazetës gjermane BILD, portieri i Borussia Dortmundit, Diant Ramaj, nuk do të luajë për Kombëtaren e Kosovës, pavarësisht interesimit të madh nga Federata e Futbollit të Kosovës.

Disa gazetarë sportivë në Kosovë kishin raportuar se Ramaj – që këtë sezon luan si huazim te 1. FC Heidenheim – pritej të ftohej nga përzgjedhësi Franco Foda për ndeshjet vendimtare të nëntorit në kualifikimet e Kupës së Botës: kundër Sllovenisë (15 nëntor) dhe Zvicrës (18 nëntor).

Me një fitore ndaj sllovenëve, Kosova do ta siguronte vendin e dytë në Grupin B, ndërsa për vendin e parë do t’i duheshin dy fitore dhe një dështim i Zvicrës në shtëpi kundër Suedisë, shkruan Paparaci.

Por këtë informacion e ka mohuar menaxheri i portierit, Jurgen Schwab, i cili tha për BILD se Kosova nuk është temë.

United Hospital

“Raportimet janë krejtësisht të pavërteta. Interesimi nga Kosova është i njohur dhe e gëzon Diantin, por ai është shprehur qartë: nuk do të luajë për Kosovën, kjo për të nuk është temë.”Ramaj, ish-portier i përfaqësueses U21 të Gjermanisë, u afirmua pas kalimit nga Eintracht Frankfurt te Ajax Amsterdam, ku gjatë sezonit 2023/24 mbrojti portën e rekordkampionit holandez.

Më pas, Borussia Dortmund e bleu për 5 milionë euro, por e huazoi fillimisht te FC Kopenhagen, ku fitoi “dopietën” (titullin dhe Kupën) në vitin 2025, dhe më pas te Heidenheim.

Në Dortmund, numri një mbetet Gregor Kobel, ndërsa Ramaj ka marrëveshje afatgjatë deri në 2029. Te Heidenheim ai po paraqitet mirë – me 100 për qind topa të ndalur nga krosimet dhe 68 për qind pritje të suksesshme – megjithëse skuadra renditet në vendin e 17-të në Bundesliga.

Në fundjavë, Heidenheim zhvillon ndaj Hoffenheimit, ku Ramaj synon të arrijë fitoren e dytë të sezonit dhe të mbajë për herë të parë portën e paprekur.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.