Super Fatos Beqiraj, shënon gol në Rusi
Sulmuesi pejan, Fatos Beqiraj ka shënuar golin e parë në Kampionatin Rus. Beqiraj ka realizuar për Dinamo Moskën në ndeshjen që skuadra ruse është duke e fituar ndaj Ufas.
Ishte minuta e 30 e ndeshjes kur Beqiraj shënoi gol të bukur me kokë duke shrytëzuar një harkim të bukur nga krahu.
Beqiraj është shqiptari dhe pejani i dytë që realizon gol këtë edicion në Rusi pasi javën e kaluar Berisha realizoi për Anzhin./Indeksonline/


