SC Gjilani përforcohet me futbollistin e Teutës së Durrësit
Gjilan – “Bardh e kuqët” e Gjilanit me të mbaruar ndeshja e barazhit ndaj Besës, kanë përvjelur mëngët e tyre për të përforcuar radhët e saja me futbollist kualitativ.
Siç bëjnë të ditur zyrtarët e Gjilanit, sot kanë arritur marrëveshje me futbollistin nga Korça, Erlis Frashëri, i cili do të djersit fanellën “kuq e bardhë” për një vit.
Futbollisti Frashëri luan mbrojtës i djathtë dhe konsiderohet si njëri ndër futbollistët më të mirë në Superligën e Shqipërisë në pozitën e tij.
31 vjeqari Frashëri më herët ka mbrojtur ngjyrat e Bilishit, Skëndërbeut të Korqës, Tomorit të Beratit, Luftëtarit të Gjirokastrës, Korabit të Peshkopisë, Kamzës dhe në fund ishte pjesë e Teutës së Durrësit./rajonipress/


