Hidromorava

Cikalleshi “zbulon” skemën e Rejës dhe vlerëson atmosferën mes kuqezinjve

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Pas një mungese prej rreth një viti, Sokol Ciklalleshi rikthehet në grumbullimin e Kombëtares Shqiptare, në prag të dy ndeshjeve eliminatore të Euro 2020-ës, ndaj Islandës dhe Moldavisë.

Sulmuesi kavajas ka dhënë një intervistë për Supersport, ku ka folur për atmosferën në Kombëtare, diferencën mes trajnerëve Reja dhe Panucci, por edhe të ardhmen e tij në nivel klubesh.

Si po shkon java e parë e grumbullimit me Kombëtaren Shqiptare?
Jemi këtu prej disa ditësh dhe çdo gjë po shkon më së miri. Ambienti ka ndryshuar dhe ka më shumë pozitivitet mes nesh. Stërvitjet janë mjaft të mira dhe në ritmin e duhur. Duhet të vijojmë kështu, pasi jemi në rrugën e duhur.

FIDANISHTJA

Mendoni që skuadra ka gjetur qetësinë dhe frymën e lartë të grupit, nën drejtimin e Rejas?
Duket qartë ndryshimi mes Panuccit dhe Rejas, pasi si lojtarët, ashtu edhe stafi, janë shumë më të lirshëm. Reja është një trajner që u jep hapësirën e duhur lojtarëve, brenda normave të profesionalizimit. Ka qenë shumë afër me të gjithë lojtarët, duke folur me të gjithë personalisht dhe kjo rrit harmoninë e na nxit të japim maksimumin si brenda, edhe jashtë fushe.

Keni munguar për gati një vit në Kombëtare. Çfarë ka ndryshuar nga qershori i 2018-ës, në qershorin e këtij viti?
U bë një periudhë e gjatë mungese, pasi gjatë vitit të kaluar kam qenë i dëmtuar në kohët e grumbullimeve, por ka pasur raste kur ka peshuar edhe vendimi i Panuccit për të më lënë jashtë. Janë gjëra të kaluara tashmë, ndërsa unë jam gati të bëj më të mirën në fushë dhe të ndihmoj shokët. Shpresoj të gjejmë rezultatet e duhura.

Reja preferon skemën 3-5-2, gjë që pritet ta aplikojë edhe te Shqipëria. Preferoni të luani si sulmues i vetëm, apo me një partner në krah?
Gjatë stërvitjeve që kemi bërë, kemi praktikuar skemën 3-5-2. Prej një kohe të gjatë kemi luajtur me një sulmues dhe konkurrenca dhe harmonia mes sulmuesve ka qenë shumë e mirë. Tani rriten shanset që të luajnë dy dhe mendoj se është shumë mirë. Rëndësi ka që të skema të aplikohet mirë dhe të sjellë rezultat për Shqipërinë. /SS/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.