Fundamenti

Veseli: Iniciativa ime për Tribunalin le të jetë fitore e gjitha partive, vetëm ta miratojmë

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli u ka bërë thirrje të gjithë deputetëve të Kuvendit pa dallime partiake që të bëhen bashkë për ta votuar sot iniciativën për Tribunalin për gjenocidin serb në Kosovë.

Ai tha se pavarësisht që është iniciator i formimit të Tribunalit, ka për qëllim vetëm formimin, duke theksuar se meritat për të do tu takojnë të gjitha partive parlamentare.

“Unë edhe kur e kam iniciuar ju kam thënë se kjo iniciativë le të jetë e të gjithëve së bashku, vetëm ta formojmë pasi kanë kaluar dy dekada dhe askush nuk ka marrë asnjë iniciativë për të kërkuar drejtësi për mijëra viktima e qindra masakra që kanë kryer forcat serbe në Kosovë”, tha Veseli.

ARKATANA

Ai tha se sot Kuvendi duhet t’i thotë Po formimit të komisionit shtetëror për Tribunalin e gjenocidit serbë.

Aktualisht Grupet Parlamentare po diskutojnë për gjetjen e formës për t’i unifikuar qëndrimet për ta votuar sot formimin e Komisionit Shtetëror për formimin e Tribunalit për gjenocidin serbë, një nismë kjo e kryeparlamentarit Kadri Veseli para dy javësh.

Në rend dite në seancë janë edhe dy pika të ngjashme me rëndësi, njëra për Muzeun e Gjenocidit në qendër të Prishtinës dhe tjetra për Muzeun e të dëbuarve në Stacionin e trenave në Prishtinë. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.