UBT

Maqedonci pas fjalës së Trump në OKB: Qëllimi i SHBA-së në Kosovë është parandalimi i konflikteve

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka komentuar mbi deklaratën e presidentit amerikan Donald Trump në OKB.

Maqedonci ka thënë se nuk ka pasur mundësi ta ndjekë këtë deklaratë për shkak të angazhimeve në një samit të ministrave të mbrojtjes së Evropës Qendrore dhe Ballkanit Perëndimor.

“Deklaratën e Trump-it në OKB nuk kam mundur ta dëgjoj, tash po e dëgjoj nga ju. Normalisht kam pasur takime në kuadër të Ministerialit të ministrave të mbrojtjes së Evropës Qendrore dhe Ballkanit Perëndimor, që nuk ma ka lejuar koha ta ndjek me detaje këtë deklarim,” tha ai.

Megjithatë, Maqedonci theksoi rolin historik të SHBA-ve në parandalimin e konflikteve.

HW

“Është për t’u theksuar se Shtetet e Bashkuara, në dimension global dhe gjatë gjithë periudhës së ekzistencës së tyre, kanë parandaluar konflikte dhe janë të përkushtuar në parandalimin e konflikteve të ndryshme,” u shpreh ministri.

Ai nënvizoi se prania e SHBA-ve në Kosovë është thelbësore për sigurinë dhe stabilitetin e vendit.

“Prezenca e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka pikërisht atë qëllim: të kontribuojnë në stabilitetin e rajonit dhe të parandalojnë çdo rrezik të mundshëm për Republikën e Kosovës. Po ashtu, kemi arritje të përbashkëta që dëshmojnë përkushtimin e tyre ndaj Kosovës së tanishme,” tha Maqedonci./teve1

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.