Poston foto me armë në rrjetet sociale, policia e arreston
Gjilan – Më 28 maj 2019 rreth orës 09.30, Policia e Kosovës, njësiti i Hetimeve stacioni policor i Gjilanit me urdhër të Gjykatës, është kryer bastisja në shtëpinë e të dyshuarit A.Z. i cili para disa ditësh kishte postuar në rrjetet sociale(facebook), foto me armë në dorë (pistoletë). Gjatë intervistimit të të dyshuarit janë gjetur prova të qëndrueshme se arma nuk ka qen e tij dhe të njëjtën e ka marrë nga një person tjetër B.D. i cili po ashtu është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.
Pas analizimit të provave dhe shkresave ndaj personit të dytë është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Rasti është duke u hetuar njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/


