Eko Higjiena

Xhaka dëshiron të jetë në Ligën e Kampionëve sezonin tjetër

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, ka deklaruar se skuadra e tij mund ta përballojë mungesën në Ligën e Kampionëve për të tretin sezon radhazi, për këtë arsye e do me ngulm triumfin në Ligën e Evropës.

Klubi londinez e humbi mundësinë e kualifikimit në sezonin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve përmes top katërshes së Premierligës, pas një ecurie të dobët me vetëm një fitore në pesë ndeshjet e fundit të sezonit, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, Arsenali e ka edhe një mundësi të fundit për ta siguruar një vend në sezonin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve, përmes finales së Ligës së Evropës kundër klubit tjetër nga Londra, Chelseat.

Granit Xhaka është i vetëdijshëm se mungesa në sezonin e tretë radhazi të Ligës së Kampionëve mund të jetë mjaft shqetësuese për Arsenalin.

Fundamenti

“Ne duhet të jemi në Ligën e Kampionëve. Të gjithë lojtarët, tifozët, klubi – ne duam të luajmë kundër ekipeve më të mira dhe ekipet më të mirë janë në Ligën e Kampionëve”, ka thënë Xhaka.

“Ne flasim për këtë sezon – çfarë shkoi keq, çfarë shkoi mirë, çfarë mund të ndodhë nëse ne e fitojmë titullin e Ligës së Evropës”.

“Ne e patëm një sezon të mirë, por e humbëm rrugën tonë në pesë ndeshjet e fundit. Por, nëse je në finale të Ligës së Evropës dhe mund ta marrësh një trofe, të kualifikohesh në Ligën e Kampionëve… e pranojmë këtë”. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.