Shumë aktakuza dhe masa tjera ndaj të dyshuarve në Anamoravë
Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar 2 (dy) persona, për shkak të dyshimit të veprave penale, “Legalizim i përmbajtjes së rremë” dhe “Falsifikim i dokumenteve”, si dhe ndaj tyre ka paraqitur kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën kompetente në Gjilan. Gjithashtu, ka ngritur 5 (pesë) aktakuza, kundër 5 (pesë) personave, për vepra të ndryshme penale.
Departamenti Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Gjilan, ka ndaluar dy persona, për shkak të dyshimit të veprës penale “Legalizim i përmbajtjes së rremë” dhe “Falsifikim i dokumenteve’’.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur 2 (dy) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj 2 (dy) personave, për shkak të dyshimit të veprave penale ‘’Legalizim i përmbajtjes së rremë’’ dhe ‘’Falsifikim i dokumenteve’’.
Aktakuzat: Prokuroria Themelore në Gjilan – Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur 1 (një) aktakuzë, kundër të pandehurit A.C., për shkak të veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’”
Ndërkaq, Departamenti Përgjithshëm i kësaj prokurorie, ka ngritur 4 (katër) aktakuza, ndaj 4 (katër) personave, për këto vepra penale: “Lëndim i rëndë trupor”, “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave”, “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale” dhe “Kontrabandimi i mallrave”./rajonipress/


