ARKATANA

Zvicra publikon listën e futbollistëve të ftuar, merret vendimi për Shaqirin dhe Xhakën

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Para ndeshjeve të muajit qershor kundër Portugalisë dhe Anglisë ose Holandës, Përfaqësuesja e Zvicrës ka publikuar listën me futbollistët e ftuar.

Në kuadër të fazës finale në Ligën e Kombeve, Zvicra do të përballet më 6 qershor ndaj Portugalisë, ndërkaq katër ditë më vonë me Anglinë ose Holandën, shkruan Zëri.info.

Fillimisht, helvetikët do ta mbajnë një kamp përgatitor në Cyrih me 25 futbollistët e ftuar nga përzgjedhësi Vladimir Petkovic.

Uji Dea

Dy futbollistët nga Kosova, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka janë ftuar nga përzgjedhësi Petkovic, megjithatë ata nuk do të marrin pjesë në kampin e sipërpërmendur.

Gjithë kjo për shkak se Shaqiri dhe Xhaka kanë angazhime me Liverpoolin, respektivisht Arsenalin në finalet e Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës.

Ndërkaq, një futbollist tjetër shqiptar që është ftuar për dy ndeshjet e radhës të Zvicrës është Albian Ajeti, i cili po shkëlqen me skuadrën e Baselit./Zëri.info

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.