UBT

Në Gjilan shënohet Dita Olimpike me fëmijët e pavarësisë së Kosovës

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Fëmijët e lindur në vitin e pavarësisë nga shkollat e komunave të regjionit të Gjilanit, ishin ata të cilët me vrapimin e tyre garues, nga Kazerma e FSK-së deri në sheshin Agim Ramadani e Idriz Seferi, kanë shënuar Ditën Olimpike 2019, duke mbushur kështu rrugët kryesore në një distancë të konsiderueshme.

Në hapjen e kësaj ngjarje, drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Shpresa Hajdari, ka thënë se ky aktivitet që është organizuar vite më parë vetëm në Prishtinë, ndërsa në Gjilan kjo është hera e dytë që bartet simbolika e fuqishme në shënimin e Ditës Olimpike 2019.
“Falënderoj fëmijët e lindur në vitin e pavarësisë së Kosovës dhe shkollat ku ata mësojnë për këtë ngjarje të rëndësishme që kanë organizuar në qendrën e Gjilanit. Kjo garë e cila ka mbledhur një numër të konsiderueshëm të nxënësve, është garë e energjive të reja dhe e vullnetit të jashtëzakonshëm”, ka uruar ajo në fjalën e saj.

Hidromorava

Për ndryshe, kjo garë është zhvilluar në kategorinë e femrave, ku vendin e parë e ka zënë Elvina Sinani nga shkolla “Mulla Idriz Gjilani”, pastaj në vendin e dytë Oltesa Zeneli, e shkollës “Ramiz Cerrnica” dhe Viola Jahiu, “Mulla Idriz Gjilani” në vendin e tretë.
Ndërsa në kategorinë e djemëve vendin e parë e zuri Besir Banushi nga shkolla “Esat Berisha”, në vendin e dytë Rilind Maliqi nga shkolla “Nazim Hikmet” dhe vendin e tretë Rion Emini nga shkolla “Thimi Mitko”, të cilëve u janë ndarë medalje me logon e komitetit olimpik./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.