HW

Hahn: BE nisi negociatat me Serbinë edhe pse duhet zgjidhur situatën rreth dialogut me Kosovën

/ 2 minuta lexim
HW

Komisionari evropian për Zgjerim, Johannes Hahn, deklaroi sot se BE-ja “ka filluar negociatat me Serbinë, edhe pse ende duhet të zgjidhet situata rreth dialogut me Kosovën”.

Ai gjithashtu theksoi se BE ka arritur të “vënë Ballkanin Perëndimor në binarët” drejt Evropës në vitet e fundit.

Hahn në një intervistë për gazetën spanjolle ‘Mundo’ si sukses të BE-së përmendi se “Maqedonia Veriore ishte në prag të shkatërrimit, dhe tani qëndron në këmbët e saja”.

Komisionari Evropian theksoi se “Evropa duhet të eksportojë stabilitet”, dhe deklaroi se “ka pasur një keqkuptim kur presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker tha se deri në fund të mandatit të tij nuk do të ketë anëtarësim të asnjë vendi.”

Fundamenti

“Nuk ishte një vendim, por konstatim”, ka shtuar Hahn dhe vuri në dukje se “secilit i është bërë e qartë se logjikisht për këtë nevojitet kohë.”

Ai tha se javën e ardhshme BE do të njoftojë vlerësimin për Bosnjën, vendi që ka mbetur prapa më së shumti.

“Është e rëndësishme që partnerët tanë të dinë, se nëse i plotësojnë kushtet, edhe ne do të përmbushim premtimet tona”, përfundoi Hahn, duke vënë në dukje se shpreson që shtetet anëtare të BE-së të japin ‘dritën e gjelbër’ për fillimin e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore, transmeton KP/Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.