UBT

Haxhiu: Serbia kreu spastrim etnik dhe gjenocid në Kosovë

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, në 27-vjetorin e masakrës në Bukosh, tha se ajo çfarë ka ndodhur para 27 viteve në Bukosh, nuk është diçka e izoluar, por është dëshmi e gjenocidit dhe spastrimit etnik që Serbia e ka bërë në Republikën e Kosovës.

“Më 3 maj të vitit 1999, pra para 27 viteve, nga kolona e familjeve shqiptare u ndanë 25 civilë të pafajshëm, burra e djem nga mosha atëherë prej 85 deri në 5 vjeçare. Ata u morën dhunshëm nga familjet e tyre. Familjet e tyre, në anën tjetër, u detyruan që ta vazhdojnë rrugën e dëbimit, ndërsa civilët e pafajshëm u vendosën në oborrin e shkollës, u vendosën pranë mureve të kësaj shkolle dhe u pushkatuan. Pra, jo në një betejë, jo në një përballje të armatosur, por u vranë e u pushkatuar mizorisht, qëllimisht. Sot, ne jemi këtu për të nderuar martirët e pafajshëm. Kjo cfarë ka ndodhur para 27 viteve këtu në Bukosh, nuk është diçka e izoluar, por është dëshmi e gjenocidit dhe spastrimit etnik që Serbia e ka bërë në Republikën e Kosovës”, tha ajo.

Sipas saj, por qëndresa e shqiptarëve të Kosovës, guximi dhe po ashtu bindja që duhet të qëndrojmë të fortë, e ka detyruar Serbinë që të zbrazet.

HW

“Pra, lufta e drejtë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, qëndresa e popullit tonë dhe mbështetja e partnerëve ndërkombëtarë përmes ndërhyrjes, kanë bërë që Kosova të çlirohet, të jetë e lirë dhe të jetë e pavarur. Ne sot nderojmë martirët e pafajshëm, kundër dhunës dhe padrejtësisë. Shumë nga kryerësit e kësaj masakre ende nuk janë ndëshkuar, por ata qëndrojnë si dëshmi se populli ynë është i fortë përballë sfidave që kalon. Sot jemi këtu edhe përkrah familjeve, lavdi dëshmorëve dhe martirëve të luftës, si institucione të Republikës së Kosovës dhe angazhohemi në vazhdimësi që të adresojmë drejtësinë, sidomos në rastet kur bëhet fjalë për krimet e luftës. Nuk mund të vazhdojmë të jemi pa drejtësi për të rënët tanë. Kudo që shkojmë, kërkesa e familjarëve është që të ketë drejtësi për këto raste”, tha ajo.

Haxhiu tha se ka ende shumë krime pa u hetuar dhe pa u gjykuar, sepse Serbia nuk i dorëzon kriminelët e luftës.

“Andaj, përkundër faktit që së fundi ka pasur përparime në këtë drejtim, kaq shumë krime të kryera në Kosovë nga Serbia që mbeten pa drejtësi. Prandaj, u bëjmë thirrje institucioneve të drejtësisë që të vazhdojnë punën, angazhimin, hetimin dhe ndjekjen penale, si dhe gjykimin e kriminelëve të luftës”, tha Haxhiu.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.