UBT

Limaj: Askush, përfshirë edhe Thaçin, nuk mund të dalë nga Kushtetuta dhe platforma për dialog

/ 3 minuta lexim
KKVITI

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka thënë pozicioni i tij shtetëror si zëvendëskryeministër dhe si bashkëkryesues i Delegacionit Shtetëror për Bisedime me Serbinë nuk ia lejon të flasë për tema siç është ndryshimi i kufijve.

Kosova thotë Limaj se është futur në një situatë të çuditshme nga ky debat dhe se asnjëherë skena politike në Kosovë nuk ka pas kaq shumë telashe sa ka tani në raport me përballjen me Serbinë.

Limaj në emisionin “Real Story” në Vizion Plus ka thënë se opinionet publike vitin e kaluar kanë krijuar konfuzitet dhe kanë zbehur pozicionet e Kosovës në dialog në raport me Serbinë.

“Kemi bërë përpjekje për ta kthyer procesin në binare, duke synuar gjithëpërfshirës. Sa me përfshirës është skena politike jep siguri dhe garanci. Unë jam në komunikim të vazhdueshëm me Isa Mustafën dhe e njoftoj për dialogun. Ne si delegacion kemi ndërtuar një platformë, e cila derivon nga dokumentet bazë të shtetit siç është Kushtetuta e vendit, vendimi i GJND-së. Çështja e Kosovës është përmbyllë në 2008 dhe ky është qëndrimi që përfaqësojmë”, ka thënë Limaj.

Më tutje ai ka thënë se askush përfshire edhe presidentin Thaçi nuk mund të dalë nga Kushtetuta e Kosovës dhe platforma e miratuar në dialog.

FIDANISHTJA

Sa i përket bashkimit të Luginës me Kosovën, Limaj ka thënë se do ta shkelte Kushtetutën nëse do të kishte pretendime të tilla.

“Kosova ka bërë kompromise të dhimbshme. Kemi pranuar një shoqëri multietnike dhe ka qenë investim i përbashkët dhe besojmë në ato vlera. Liria është arritur bashkë me partnerët tanë ndërkombëtare. Kushdo që tenton me i prishe ato themele nuk di si ku do të shkojë”, ka shtuar Limaj.

Zëvendëskryeministri i Kosovës ka thënë se njohja e Kosovës nga ana e Serbisë do të ishte në interes të vet shtetit serb, sepse e ka kusht zgjidhjen e çështjes së Kosovës për të avancuar tutje.

Kosova thotë Limaj nuk guxon ta refuzoj asnjëherë karrigen e dialogut, dhe në tavolinë thotë mund të refuzoj opsione të dëmshme për vendin.

Sa i përket takimit të sotëm mes dy qeverive, Limaj ka thënë se ka qenë një takim shumë përmbajtësor duke konfirmuar se deri në fund të muajit qershor do të nisin se zbatuari katër marrëveshjet e nënshkruara vitin e kaluar në Pejë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.