FIDANISHTJA

Thaçi tregon pse u tmerrua në Berlin

/ 2 minuta lexim
HW

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se në Samitin e Berlinit ishte tmerruar pasi krerët evropianë nuk ishin koordinuar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në lidhje me planin e bisedimeve për Kosovën.

“Ne zhvilluam takim me ambasadorin amerikan në Berlin dhe me Mogherinin dhe nga këto takime ishte e qartë që me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk ishin koordinuar. Pa koordinim me SHBA-në, nuk mund të ketë as marrëveshje. Pa koordinim me SHBA-në nuk ka mundur të ndodh asgjë me rëndësi në rajonin tonë”, ka thënë Thaçi, në emisionin “Open” në Top Channel.

Sipas Thaçit, nuk mundet të ketë zgjidhje të krizave në Ballkan dhe në Kosovë pa pjesëmarrjen e SHBA-ve.

Ai ka thënë se para dhe pas çdo takimi në Bruksel, gjithmonë ka pasur konsultime me SHBA-në.

Uji Dea

Presidenti Thaçi ka thënë se tash e dy dekada Serbia ka humbur në tavolinë me Kosovën.

Kompromis me territor nuk bëjmë, ka thënë Thaçi, kurse kërkesa për korrigjim ai ka thënë se është respektim i kërkesave dhe aspiratave të popullsisë shqiptare në Luginën e Preshevës.

Ai i ka hedhur poshtë disa pretendime rreth takimit në Berlin.

“Në Berlin nuk është diskutuar asnjë ide e re dhe nuk është mohuar as varrosur asnjë ide, që është diskutuar deri më tani. E vetmja e vërtetë e Berlinit janë konkluzionet që kanë dalë”, ka thënë Thaçi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.