Eko Higjiena

Rinor Isufi gjilanasi që synon majat e futbollit evropian

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Gjilan – Rinor Isufi është vetëm 17 vjeçar, por talenti i tij prej futbollisti ka bërë që klubet gjilanase ta vënë në shënjestër dhe të llogarisin tek ai. Rinori është i shpejt në fushë derisa synimi i tij janë ligat evropiane.

Rinor Isufi (2002) ka filluar një karrierë të pasur prej futbollisti. Edhe pse 17 vjeçar ai tashmë ka bërë emër me angazhimin e tij dhe talentin e rrallë që zotëron.

Aktualisht pozita e tij në klubin Drita është mbrojtës derisa, këmba e preferuar e tij është e djathta.

Mobi Casa

Isufi thotë se karrierën e ka filluar në FC Shkëndija për afro pesë vite, pastaj ka kaluar në KF “Drita”, ku edhe gjendet aktualisht.

Rinor Isufi karakterizohet për dinamikë të lojës së shpejt dhe forcë në fushë.”Synojë luajtjen në ligat e Evropës dhe më tej. Besoj në atë se me punë arrihet gjithçka dhe se çelësi kryesor për mundësin e luajtjes jashtë vendit është puna” thotë Isufi për rajonipress.

Lojtari i preferuar për të është Gareth Bale. Rinori ndryshe është gjimnazist dhe nxënës i dalluar edhe në mësime./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.