ARKATANA

Catherine Ashton tregon ‘çelësin për Kosovën’

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Roli i bashkësisë ndërkombëtare është vendimtar për përmirësimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës, thotë ish-kreu i diplomacisë evropiane, Catherine Ashton.

Ajo shton se shpreson së shpejti të arrihet një marrëveshje midis dy palëve.

“Mbështetja ndërkombëtare, veçanërisht nga Evropa, është e rëndësishme në mënyrë që të dyja palët të fitojnë besimin dhe të lëvizin përpara. Arritja e marrëveshjes është vetëm fillimi. Zbatimi dhe ekzekutimi i vendimeve kërkojnë burime, dhe komuniteti ndërkombëtar duhet të ndihmojë”, ka thënë Ashton në një intervistë për BBC në gjuhën serbe.

Ashton, e cila ishte kreu i parë i diplomacisë evropiane që ka arritur të sjellë në tavolinë zyrtarët nga Prishtina dhe Beogradi, dhe që doli në fotografinë e parë në histori së bashku me zyrtarët e të dyja shteteve, tha se shpreson që së shpejti do të shohin një foto të udhëheqësve të të dyja palëve – pas arritjes së marrëveshjes përfundimtare.

UBT

“Shpresoj se së shpejti do ta shohim. Mendoj se (në foto) do të jenë udhëheqësit e të dy vendeve me komunitetin ndërkombëtar, udhëhequr nga Bashkimi Evropian, e cila do të japë mbështetjen e saj për çdo gjë që është arritur”, ka thënë Ashton.

Catherine Ashton, të cilën shumë e konsiderojnë meritore për nënshkrimin e marrëveshjes së Brukselit të vitit 2013, dhe ka folur për mënyrën se sa e vështirë ishin negociatat në atë kohë.

“Gjëja më e vështirë ishte kur besoni se keni arritur deri te marrëveshja, por kur kjo ka nevojë të nënshkruhet, në mënyrë që formalisht të dakordoheni dhe t’i njoftoni të gjithë për atë që keni bërë. Në këtë pikë, është e lehtë për të gjetur një arsye për të heqë dorë ose për të humbur nervat,” tha Ashton.

Ish-kreu i diplomacisë evropiane ka treguar se ish-kryeministrat e atëhershëm të Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq ishin shumë të nervozuar në lidhje me negociatat, por ishin të vendosur për të përfaqësuar në mënyrë efektive vendet e tyre./indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.