Eko Higjiena

Limaj sikurse Haradinaj, i beson Gjermanisë për vizat

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj në takimet që ka zhvilluar në Berlin, ka diskutuar për dialogun Kosovë-Serbi, çështjen e liberalizimit të vizave dhe ka shprehur shqetësimin e Kosovës lidhur me qëndrimin e Serbisë, e cila po i mohon krimet që i ka kryer në Kosovë.

Në Berlin Limaj ka zhvilluar takime në Bundestagun gjerman, në Zyrën e Kancelares Merkel dhe në Ministrinë e Jashtme.

Fatmir Limaj, i cili drejton ekipin shtetëror për dialogun me Serbinë, në një intervistë për KosovaPress, thotë se shpreson që takimi që do të mbahet në Paris, mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë, do të afrojë palët dhe do të fillojnë dialogun e negocimit, me qëllim të një marrëveshje finale, e cila do të parashihte njohjen e Republikës së Kosovës nga Serbia.

Limaj thotë se është e rëndësishme që të shkojnë në Paris të përgatitur dhe të ketë pastaj një qartësi rreth dialogut Kosovë-Serbi.

Limaj në Berlin ka folur edhe për qëndrimin e shtetit serb në çështjen e krimeve të luftës, ku Serbia vazhdon të mohojë krimet e kryera gjatë luftës së fundit në Kosovë.

ARKATANA

Për këtë Limaj thotë të ketë shprehur shqetësimin para miqve gjerman.

Limaj nuk la pa përmendur edhe procesi ne liberalizimit të vizave për qytetarët kosovarë.

Sipas tij, tashmë është i qartë pozicioni i Gjermanisë në këtë çështje. Ai thotë që presin nga Gjermania të ushtrojë ndikimin e saj në vendet e tjera, në mënyrë që Kosova sa më shpejtë të marrë liberalizimin e vizave.

Nga Berlini, Limaj bëri të ditur se përkushtimi i Gjermanisë që të ndihmojë procesin e dialogut Kosovë-Serbi është i rëndësishëm, dhe për këtë ka falënderuar miqtë në Gjermani.

Megjithatë për Gazetën Express nga Bashkimi Evropian kanë thënë se liberalizimi i vizave nuk pritet që të jetë fare në rend dite në qershor. E Franca e presidentit Emanuel Macron, ka dalë kundër liberalizimit, gjë që pothuajse e bën të pa mundur heqjen e regjimit të vizave.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.