HW

Mirëpriten sanksionet e Amerikës për të korruptuarit

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Qeveria e Kosovës po vazhdon të qëndrojë e heshtur kundrejt thirrjeve të bashkësisë ndërkombëtare për largim nga pozita të zyrtarëve të lartë ndaj të cilëve ka të ngritura aktakuza. Zyrtarët qeveritarë nuk i kanë komentuar as sanksionet që Ambasada e SHBA-së i ka vendosur kundrejt këtyre personave. Analistët politikë në vend thonë se edhe ambasadat tjera duhet të veprojnë njësoj, duke izoluar tërësisht politikanët e korruptuar, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Pas shpërfilljeve të qeverisë “Haradinaj” ndaj thirrjeve të bashkësisë ndërkombëtare për largim nga pozitat e larta zyrtare të individëve të dënuar për krime lufte, nën aktakuzë aktive për krime të rënda dhe të dyshuar për keqpërdorim të rëndë të pozitës zyrtare, Ambasada e SHBA-së në Prishtinë ka marrë një tjetër veprim.

HW

Të enjten kjo ambasadë ka vendosur që këta persona, të cilët janë të përfshirë në rastet e mëdha të korrupsionit, të mos marrin viza për të udhëtuar në Amerikë. Ambasada ka përmendur individët e përfshirë në rastet “Pronto”, rastin e vizave italiane, ikjen nga burgu i Dubravës, rastin “Toka” dhe “Apex”-in, si dhe në raste të tjera të ngjashme. Ambasada Amerikane në Prishtinë ka theksuar se qytetarët e Kosovës meritojnë një sistem drejtësie që mban individët përgjegjës për veprimet e tyre korruptuese, shkruan Gazeta “Zëri”.

“Lidhur me këtë Ambasada e SHBA-së është duke ndërmarrë hapa për të siguruar që individëve të cilët janë të përfshirë në rastet e mëdha të korrupsionit të mos u lëshohen vizat për udhëtim në Shtetet e Bashkuara për biznes ose turizëm”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Ambasada. Mirëpo edhe këtë vendim të Ambasadës Qeveria e Kosovës ka vendosur ta shpërfillë. Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Ahmet Isufi, për “Zërin” ka deklaruar se Qeveria nuk i komenton veprimet e tilla, pasi që janë politikë e vet shteteve përkatëse.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.