Eko Higjiena

Limaj pas takimit me deputetin gjerman Wadephul: Shumë shpejt do të merr fund çështja e vizave

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj është deklaruar pas takimit që ka pasur në Gjermani, me deputetin Johann Wadephul, deputet në Bundestag, nënkryetar i fraksionit CDU-CSU dhe raportues për Ballkanin Perëndimor.

Limaj në një konferencë për media, tha se në takim me deputetin Wadephul kanë biseduar rreth mbajtjes së Samitit të Berlinit, si dhe tema tjera të rëndësishme, transmeton Telegrafi.

“Kemi biseduar rreth Samitit të Berlinit, dhe Samitit të Parisit që pritet të mbahet së shpejti, në takim kemi biseduar për tema më rëndësi siç është çështja e taksës, dialogut me Serbinë e tema të tjera. I sigurova edhe një herë në emër të Qeverisë që ne duam ta përmbyllim çështjen e dialogut me Serbinë.
Në Samitin e Berlinit janë larguar nga tavolina të gjitha idetë që nuk ndihmojnë në zgjidhjen e problemit”, ka thënë Limaj para mediave, transmeton Telegrafi.

ARKATANA

Limaj ka theksuar se angazhimi i Gjermanisë në dialogun Kosovë-Serbi, jep siguri.

Në fund, zëvendëskryeministri ka thënë se beson që shumë shpejt do të merr fund çështja e liberalizimit të vizave.

Limaj ka udhëtuar sot për në Gjermani, ai pritet të zhvillojë edhe takime tjera të rëndësishme./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.