ARKATANA

Edon Zhegrova lihet jashtë skuadrës së Baselit përsëri

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Edon Zhegrova është lënë në shtëpi nga trajneri Marcel Koller për ndeshjen derbi të Baselit kundër kampionit në të Zvicrës, Young Boys. Kjo është hera e tretë që kosovari nuk ftohet fare në skuadër nga Koller.

Tri javë para përfundimit të sezonit 2018/19 në Superligën e Zvicres, në një periudhë kur Baseli ka kohë që e ka siguruar kualifikimin direkt në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm, anësori kosovar është lënë në shtëpi nga Marcel Koller, raporton Gazeta Express.

Basel e viziton sot Bernin për t’u përballur me kampionin e porsashpallur të Zvicrës, Young Boys, në një ndeshje për prestigj, duke ditur që tri javë para fundit të sezonit gjithçka është vendosur në Superligë.

Përfaqësuesi i Kosovës është pritur të jetë të paktën pjesë e skuadrës që ka udhëtuar drejt Bernit, por kjo nuk është hera e parë që ai nuk ftohet fare.

Ai nuk u ftua as ndaj St. Gallen në shkurt dhe ndaj Luzernit në mars.

Mobi Casa

Edoni i ka vetëm dy paraqitje si titullar për Baselin që prej huazimit të tij nga Genku në fillim të shkurtit. Në total, ai i ka bërë vetëm gjashtë paraqitje, përfshirë katër nga banka e rezervistëve. Ndërsa pesë herë tjera është lënë në stol.

Ai ka dështuar të shënojë gol apo të ofrojë asist në gjashtë paraqitjet e tij për Baselin.

22-vjeçari është i huazuar nga Genku në Basel në bazë të një marrëveshjeje të arritur në shkurt mes palëve.

Në bazë të marrëveshjes, Baseli e ka mundësinë për ta blerë kosovarin për rreth 1.5 milionë euro në fund të këtij sezoni, por sipas mediave zvicerane, klubi zviceran do ta kthejë Zhegrovën në Genk në qershor.

Ndeshjet e fundit të Superligës zvicerane kanë qenë vendimtare për të ardhmen e Zhegrovës, por kosovari është aktivizuar vetëm 172 minua në total, duke mos bindur. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.