UBT

Thaçi: E kemi mbështetjen e SHBA-ve për marrëveshje me Serbinë

/ 3 minuta lexim
United Hospital

Pesidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur kongresistin amerikan Ed Case, i cili shoqërohej edhe nga ambasadori amerikan, Philip Kosnett.

Presidenti Thaçi dhe kongresisti amerikan Ed Case biseduan për bashkëpunimin bilateral ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së, për kontributin e ushtarëve amerikanë në kuadër të KFOR-it në Kosovë dhe për situatën politike në rajonin tonë.

Kongresisti Case afirmoi se Shtetet e Bashkuara mbeten partner i palëkundur i Kosovës dhe se krenohet me shërbimet që anëtarët e Gardës Kombëtare të Hawait i ofrojnë KFOR-it.

“Ushtarët amerikanë janë heronjtë tanë. Ata janë duke e bërë një punë të mrekullueshme në Kosovë dhe e gëzojnë respektin e të gjitha komuniteteve. Ushtarët amerikanë janë shpresë dhe besim për ne!”, u shpreh presidenti Thaçi.

Gjatë këtij takimi u bisedua edhe për procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ku kongresisti Case nxiti vazhdimin e dialogut dhe arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse me Serbinë, e cila do të forconte paqen dhe stabilitetin në rajon, si dhe do ta përshpejtonte procesin e integrimeve euroatlantike të Kosovës.

United Hospital

Presidenti Thaçi theksoi se letrat e presidentit Trump janë udhërrëfyes për Kosovën në arritjen e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë.

“Dialogu është alternativa e vetme dhe sa më shumë që vonohet rifillimi i tij, aq më shumë do të zgjasin proceset integruese”, ka thënë presidenti Thaçi.

Presidenti Thaçi dhe kongresisti Ed Case biseduan edhe për investimet amerikane në Kosovë.

Thaçi ka shkruar në Facebook se me Shtetet e Bashkuara të Amerikës kemi të përbashkët angazhimin për paqe e liri në të kaluarën, por edhe pikëpamjet dhe vizionin për të ardhmen e Kosovës, rajonit dhe botës.

“Me kongresistin Ed Case u pajtuam se roli i Shteteve të Bashkuara të Amerikës mbetet qenësor për Kosovën dhe rajonin, si dhe i shpreha mirënjohje për punën që bëjnë ushtarët dhe të gjithë amerikanët që shërbejnë në Kosovë. Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar për paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në rajon, duke ndërtuar marrëdhënie të mira me fqinjët dhe duke punuar për marrëveshje përfundimtare të paqes me Serbinë. Në këtë synim e kemi mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës!”. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.