Eko Higjiena

Veseli: Isha në ajër kur u publikua lajmi se gjoja qenkam në Gjykatë Speciale

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka folur lidhur me lajmin e publikuar në media, se ai ishte ftuar nga Gjykata Speciale javën e kaluar dhe kishte shkuar atje.

“Më duket se lajmi është publikuar sa kam qenë në ajër. Nuk kam qenë i ftuar, kjo është çka është kryesore nga Gjykata Speciale. Edhe pse unë kam thanë, e thash edhe më herët, ne do t’i përgjigjemi çdo sfide, keni parasysh, por, nuk ka pasur ftesë, nuk kam ditë asgjë të jem shumë i sinqertë. Unë kam zbritur nga avioni, kam qenë i shoqëruar nga zëvendëskryeministri dhe zëvendëskryetari i Partisë Demokratike të Kosovës”, ka thënë Veseli në intervistë për Periskopin.

Mobi Casa

Veseli ka thënë se në momentin që do të kishte ftesë nga Gjykata Speciale, do ta bënte publike.

“Më ka bë përshtypje negative, po ta them drejt, sikurse isha duke folë, pas një konference që kisha këtu për Tribunalin Ndërkombëtar për krime lufte. Sidoqë të jetë, në momentin kur të merret çdo ftesë nga Gjykata Speciale, duhet të bëhet publike, unë do ta bëja publike”, ka thënë Veseli.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.